
Seminari “Edukimi Antidoping në shkollë” me koordinatorët lokalë në institucionet e arsimit parauniversitar, zhvilluar më datë 26 Prill 2025, në Tiranë
26/04/2025
Grupi Këshillimor për Edukimin të Grupit Monitorues të Konventës Anti- Doping (T-DO ED) u takua në Stamboll (Turqi),
30/09/2025Programet Edukative dhe Informuese të OKAD
OKAD zhvillon programe të posaçme informimi dhe edukimi në aktivitetet sportive në të gjithë vendin. Qëllimi i këtyre programeve është t’u ofrojnë të gjithë pjesëmarrësve—atletëve, trajnerëve, stafit mbështetës dhe publikut—njohuri të qarta dhe të sakta mbi:
- Rreziqet shëndetësore dhe etike të përdorimit të substancave të ndaluara
- Rëndësinë e sportit të pastër dhe të drejtë
- Detyrimet dhe përgjegjësitë sipas rregullave ndërkombëtare antidoping
Dopingu po shndërrohet në një kërcënim serioz për sportin në mbarë botën, dhe misioni i OKAD është të kontribuojë në mbrojtjen e integritetit të sportit dhe shëndetit të atletëve përmes informimit të vazhdueshëm dhe ndërgjegjësimit publik.
Aktiviteti i Informimit dhe Sensibilizimit
Aktiviteti u zhvillua më 6 shtator 2025, në Tiranë, në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, gjatë eventit “Kupa e Republikës së Shqipërisë të Peshëngritjes”.
Gjatë aktivitetit, ALB NADO realizoi sesione informuese dhe materiale edukative me qëllim ndërgjegjësimin e atletëve, trajnerëve dhe pjesëmarrësve të tjerë mbi rreziqet e dopingut dhe rëndësinë e praktikimit të sportit të pastër.









