
Seminari i Edukimit Antidoping / Federata Shqiptare e Peshëngritjes, më datë 4 Prill 2026
04/04/2026
Seminari i Edukimit Antidoping / Federata Shqiptare e Notit, më datë 25 Prill 2026
25/04/2026
Seminari mbi Informimin dhe Sensibilizimin e Listës së ndaluar Antidoping 2026 dhe ndryshimeve të Kodit Botëror Antidoping të WADA-s
Seminari antidoping në kuadër të implementimit të Listës së Ndaluar Antidoping 2027 të Agjencisë Botërore Antidoping (WADA) dhe të ndryshimeve të Kodit Botëror Antidoping të WADA-s është zhvilluar nga Organizata Kombëtare Antidoping në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Judos më datë 5 Prill 2026 në Parkun Olimpik Tiranë.
Gjatë aktivitetit, OKAD realizoi sesione informuese dhe materiale edukative me qëllim ndërgjegjësimin e atletëve, trajnerëve dhe pjesëmarrësve të tjerë për temat në vijim:
- Lista e Ndaluar 2026 e Agjencisë Botërore Antidoping (WADA)
- Shkeljet e rregullave antidoping (ADRV)
- Medikamentet – duke përfshirë këshilla të dobishme
- Suplementet – si të merrni vendime të informuara dhe qasja “ushqimi i parë”
- Përjashtimet e përdorimit terapeutik (TUE)
- Regjistrimi në llogarinë ADEL të WADA-s








