
Seminar në Kampionatin Kombëtar të Peshengritjes
06/09/2025
Seminari i Edukimit Antidoping / Federata Shqiptare e Taekwondo
27/10/2025Grupi Këshillimor për Edukimin të Grupit Monitorues të Konventës Anti-Doping (T-DO ED) u takua në Stamboll (Turqi), 30 shtator – 1 tetor 2025
Takimi, i organizuar nga Ministria Turke e Rinisë dhe Sporteve, u zhvillua në Qendrën Ndërkombëtare Rinore Ataköy të Stambollit, nga data 30 shtator deri më 1 tetor 2025 dhe mblodhi së bashku më shumë se 50 specialistë të edukimit antidoping nga 42 shtete palë në Konventë, Vëzhgues nga Kazakistani, Katari, SHBA-të, si dhe Agjencia Botërore Antidoping (WADA). Morën pjesë edhe institucione arsimore dhe federata ndërkombëtare sportive.
Në këtë Takim morrën pjesë nga Shqipëria, Koordinatorja e Platformës Kombëtare Antidoping, znj. Violeta Shqevi dhe Drejtori i OKAD, z. Surven Metolli.
Eventi u përqendrua në çështje kryesore si Trajnimi për Edukatorët, burimet e kontaminimit, edukimi për të miturit dhe prindërit, si dhe atletët me nevoja të veçanta. Pjesëmarrësit përfituan gjithashtu nga një prezantim i Programit të Edukimit për Vlerat Olimpike (OVEP) të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe një përmbledhje e thelluar e situatës aktuale në lidhje me edukimin antidoping në kurrikulat universitare në të gjithë Evropën.






