Çfarë është kontrolli i dopingut

Mbledhja e mostrave

Mbledhja e mostrave (i njohur gjithashtu si kontrolli i dopingut) është një pjesë thelbësore e promovimit dhe mbrojtjes së sportit pa doping. Mbledhja e mostrave zbulon përdorimin e një substance të ndaluar, ose metodë të ndaluar, nga një atlet.

Grumbullimi i mostrave konsiston në testimin nga një organizatë antidoping (si OKAD) dhe analizën e mostrës, nga një laborator i akredituar nga Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA).

Mbledhja e mostrave mund të jetë ose brenda garës (IC) ose jashtë garës (OOC) (si p.sh. në vendin e stërvitjes së një atleti ose në shtëpi). Shumica e testimeve kryhen pa njoftim paraprak. Testi mund të përfshijë mbledhjen e urinës, gjakut ose të dyja.

Atletët duhet të plotësojnë një kërkesë të vlefshme për testim. Atletët mund të përballen me sanksione nëse refuzojnë ta respektojnë. Dënimi për refuzimin e dhënies së një mostre me një kërkesë të vlefshme mund të jetë i njëjtë me dhënien e një mostre që përmban një substancë të ndaluar.

Programi i kontrollit të dopingut të OKAD është në përputhje me Kodin Botëror Anti-Doping dhe Standardin Ndërkombëtar të Testimit.

Përse unë?

Në garë ju mund të zgjidheni me përzgjedhje të rastësishme, pozicion përfundimtar ose duke u caktuar për një arsye të veçantë. Jashtë garës ju mund të testoheni në çdo kohë, kudo dhe pa njoftim paraprak.

Nëse jeni i mitur ose një atlet me një paaftësi specifike, mund të keni nevojë për modifikime të vogla në procedurën e mbledhjes së mostrës. Ju mund t'i diskutoni këto modifikime me DCO-në në kohën e testimit. Kontrolli i dopingut bazohet në Standardet Ndërkombëtare për Testimin dhe Hetimet. Qëllimi i Standardit Ndërkombëtar për Testimin dhe Hetimet (ISTI) është të planifikojë testime efektive dhe të ruajë integritetin dhe identitetin e mostrave, nga njoftimi i atletit deri tek transportimi i mostrave për analizë.

International Standards for Testing and Investigations

Të drejtat dhe përgjegjësitë e atletëve

Gjatë kontrollit të dopingut, ju keni disa të drejta dhe përgjegjësi:

Ju keni të drejtë të:

  • Merrni me vete një përfaqësues (rekomandohet). Nëse është e nevojshme (dhe është e mundur) mund të merrni edhe një përkthyes me vete;
  • Kërkoni informacion shtesë rreth procesit të mbledhjes së mostrës;
  • Kërkoni një vonesë në paraqitjen në Stacionin e Kontrollit të Dopingut për arsye të vlefshme:
    • Në testimin në garë:
      • Për të marrë rrobat tuaja, identifikimin dhe/ose përfaqësuesin tuaj dhe një përkthyes, nëse është e nevojshme, për ta marrë me vete në stacionin e kontrollit
      • Pjesëmarrja në një ceremoni
      • Konkurrimet në garat e mëtejshme
      • Kryerjen e një nxemje
      • Marrjen e trajtimit të nevojshëm mjekësor
    • Në testimin jashtë gare:
      • Për të marrë rrobat tuaja, identifikimin dhe/ose përfaqësuesin tuaj dhe një përkthyes, nëse është e nevojshme, për ta marrë me vete në stacionin e kontrollit
      • Përfundimi i një seance trajnimi
      • Marrja e trajtimit të nevojshëm mjekësor
  • Çdo rrethanë tjetër e arsyeshme, e përcaktuar nga DCO, duke marrë parasysh çdo udhëzim të Autoritetit të Testimit.

Për të kërkuar modifikime në procedurën e testimit sipas Standardit Ndërkombëtar të Testimit dhe Hetimeve (ISTI) të Agjencisë Botërore Anti-Doping WADA, nëse jeni një atlet me aftësi të kufizuara ose i mitur.

Ju keni përgjegjësinë të:

  • Qëndroni në sy të personelit të mbledhjes së mostrave gjatë gjithë procesit të kontrollit të dopingut.
  • Jepni identifikimin tuaj.
  • Pajtohuni me procedurat e mbledhjes së mostrave.
  • Paraqituni menjëherë në stacionin e kontrollit të dopingut për testim, përveç nëse vonoheni për arsye të vlefshme.
  • Mbani kontrollin e mostrës tuaj derisa të mbyllet.

Procesi i mbledhjes së mostrës – urina

Ndryshime për atletët me aftësi të kufizuara

Siç përcaktohet nga Kodi Botëror Anti-Doping: Atletët me aftësi të kufizuara mund të kërkojnë modifikime të vogla në procesin e mbledhjes së mostrave.

Një atlet me një lëvizshmëri të kufizuar ose shkathtësi të kufizuar manuale mund t'i kërkojë përfaqësuesit të atletit ose DCO-së që të ndihmojnë gjatë trajtimit të pajisjeve, ndarjes së mostrës ose plotësimit të dokumenteve.

Atletët me mungesë të konsiderueshme të koordinimit mund të përdorin një enë më të madhe grumbullimi nëse është e mundur.

Atletët me dëmtim të shikimit mund të shoqërohen gjithmonë nga një përfaqësues i atletit gjatë marrjes së mostrës duke përfshirë zonën e tualetit; megjithatë, përfaqësuesi nuk do të jetë dëshmitar i kalimit të mostrës.

Përfaqësuesi i atletit ose DCO mund t'ju lexojë formularin e kontrollit të dopingut dhe ju mund t'i kërkoni përfaqësuesit të atletit të nënshkruajë formularin e kontrollit të dopingut në emrin tuaj.

Atletët me aftësi të kufizuara intelektuale mund të shoqërohen gjithmonë nga një përfaqësues i atletit gjatë procedurës së mbledhjes së mostrës, duke përfshirë zonën e tualetit; megjithatë, përfaqësuesi nuk do të jetë dëshmitar i kalimit të mostrës.

Atletët që përdorin drenazhimin e kateterit të qëndrueshëm duhet të heqin qesen ekzistuese të grumbullimit dhe ta derdhin atë, në mënyrë që të mund të merret një mostër e re.

Atletët që vetë-kateterizohen mund të përdorin kateterin e tyre për të siguruar një mostër (ky kateter duhet të prodhohet në mbështjellës që nuk preket), ose të përdorin një të dhënë nga DCO nëse disponohet.

Ndryshime për të miturit

Për shkak të ndjeshmërisë së një të mituri që përfshihet në procesin e mbledhjes së mostrave, mund të merren masa paraprake shtesë dhe në raste të tilla atletët inkurajohen të përfitojnë nga politikat për të miturit.

Siç përcaktohet nga Kodi i Agjencisë Botërore Anti-Doping: Nëse një atlet është i mitur, ai ose ajo mund të shoqërohet nga një përfaqësues i atletit gjatë gjithë kohës së procedurës së mbledhjes së mostrës, duke përfshirë edhe zonën e tualetit; megjithatë, përfaqësuesi nuk do të jetë dëshmitar i kalimit të mostrës.

Nëse atleti vendos të mos ketë një përfaqësues të pranishëm, DCO mund të kërkojë që një palë e tretë të jetë e pranishme. Në këtë rast, pala e tretë nuk do të jetë i pranishëm në kalimin e mostrës, por do të jetë DCO ose chaperoni (vëzhguesi).