
Seminari i Edukimit Antidoping / Federata Shqiptare e Notit, më datë 25 Prill 2026
25/04/2026
Seminare me temë “Ngritja e kapaciteteve për ndërgjegjësimin dhe edukimin antidoping në shkollë” në institucionet e arsimit parauniversitar
30/09/2026Në kuadër të Javës Europiane të Sportit, (23–30 Shtator 2026), në shkollat e mesme “Ismail Qemali”, “Kristo Frashëri” dhe shkollën 9-vjeçare “Lasgush Poradeci” u zhvilluan tri aktivitete kushtuar antidopingut dhe rëndësisë së sportit të pastër. Nxënësit u njohën me pasojat që përdorimi i substancave të ndaluara sjell për shëndetin dhe me mënyrën si dopingu cenon ndershmërinë në garë.








Gjatë aktiviteteve u trajtua edhe roli i Organizatës Kombëtare Antidoping në edukimin dhe ndërgjegjësimin antidoping.
Nxënësit nën udhëheqjen e mësuesve të edukimit fizik, realizuan postera ndërgjegjësues me temë
“Anti-Doping në Sport”, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për sportin e ndershëm, disiplinën dhe respektin ndaj rregullave.
Përmes krijimtarisë së tyre, nxënësit theksuan se suksesi i vërtetë arrihet me talent, përkushtim dhe punë të palodhur, jo me substanca të ndaluara.
Mesazhi i përbashkët për nxënësit ishte i qartë:
Fitorja më e madhe është ajo që e arrin me forcat e tua!
Zgjidh sportin e pastër! Zgjidh shëndetin, fair-play dhe suksesin me meritë!




