
Java Europiane e Sportit | 23-30 Shtator 2026
26/09/2026Moduli i trajnimit për mësuesit luan një rol thelbësor në fuqizimin e mesuesve si edukatorë të dijes, por edhe si udhëheqës të vlerave etike dhe shëndetësore në shkollë. Trajnimi i ofron mësuesve njohuri të përditësuara mbi rreziqet e dopingut dhe strategjitë efektive të parandalimit, duke i përgatitur ata të ndërhyjnë në mënyrë të informuar dhe me kompetencë në edukimin e nxënësve.
Përmes këtij moduli, mësuesit mësojnë si të integrojnë temat mbi antidopingun në lëndët mësimore dhe aktivitetet jashtëshkollore, duke krijuar një mjedis arsimor që promovon sportin e pastër, jetën e shëndetshme dhe vendimmarrjen etike. Rritja e ndërgjegjësimit dhe aftësive të mësuesve sjell ndikim afatgjatë në formimin e qëndrimeve dhe sjelljeve të brezave të rinj.
Seminaret janë zhvilluar më datë 01.06. 2026, në Kavajë, datë 26 Shtator 2026, në Tiranë
Temat kryesore te modulit janë:
- Fryma e vlerave sportive
- Çfarë është Dopingu?
- Historia e Dopingut dhe Anti-Dopingut
- Çfarë është Agjencia Botërore Antidoping?
- Pasojat shëndetësore të Dopingut
- Njohja e rreziqeve të Dopingut
- Substancat Doping dhe Pasojat Shëndetsore
- Raste studimore;-Mbrojtja e Sportit nga Dopingu
- Procesi i Kontrollit Doping
- Vendosja e Sanksioneve
- Parandalimi nëpërmjet edukimit
- Fryma e vlerave sportive
- Të debatosh mbi dopingun.










