
Simpoziumi Vjetor 2025 i Agjencisë Botërore Antidoping (WADA)
18/03/2025
Seminari “Edukimi Antidoping në shkollë” me koordinatorët lokalë në institucionet e arsimit parauniversitar, zhvilluar më datë 26 Prill 2025, në Tiranë
26/04/2025Në kuadër të Projektit GLDF4CleanSport, i financuar nga programi Erasmus+ Sport i Bashkimit Evropian, u zhvillua në Paris, Francë, në datat 9-11 Prill 2025, Trajnimi për Këshilltarë Qeveritarë, me temë:
“Përmirësimi i aftësive dhe kompetencave të profesionistëve antidoping dhe efektivitetit të organizatave antidoping.”
Ky trajnim mblodhi së bashku përfaqësues nga 16 shtete nga të gjitha kontinentet, duke theksuar bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër dopingut në sport.
Shqipëria u përfaqësua nga znj. Violeta Shqevi, Koordinatore e Platformës Antidoping në Shqipëri, e cila mori pjesë aktive në sesionet trajnuese dhe ndau përvojën shqiptare në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive antidoping.





