
Projekti CEADO/EERADO në partneritet me ALB NADO dhe POLADA (Shqipëri/Poloni)
10/01/2023Konferenca Kombëtare “Arritjet dhe Sfidat e Sportit Shqiptar”
13/04/2023Pas seminarit “Jo Doping, Sport i Pastër”, me klubet e Tiranës dhe Kukësit, ishte radha e ekipeve të Partizanit dhe Kastriotit që të bëheshin bashkë në një seminar të ngjashëm, të organizuar nga Departamenti i Mjekësisë në FSHF në bashkëpunim me Organizatën Kombëtare Antidoping. Në këtë seminar të zhvilluar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, futbollistët dhe drejtuesit e ekipeve të Partizanit dhe Kastriotit morën informacion mbi substancat e palejuara në sport që dëmtojnë shëndetin e sportistëve, si mund të aplikojnë për përjashtimin e përdorimit terapeutik (TUE) në Organizatën Kombëtare Antidoping, por nga ana tjetër edhe vlerat e sportit.





